
Modelja spanjolle dhe krijuesja e përmbajtjes në “OnlyFans”, Fati Vázquez, ka konfirmuar për herë të parë publikisht marrëdhënien që ka pasur me yllin e futbollit Lamine Yamal gjatë verës.
Në një intervistë për podcast-in “En todas las salsas”, ajo ndau detaje të padëgjuara më parë, duke theksuar se lidhja e tyre nuk ishte e rastësishme apo momentale.
“Unë nuk mund të mohoj atë që është e dukshme”, u shpreh ajo, duke iu referuar fotove të publikuara në mediat rozë, ku çifti shihej së bashku gjatë pushimeve në bregdetin italian. Sipas saj, marrëdhënia kishte nisur shumë muaj më parë, me biseda të vazhdueshme për rreth tetë muaj, përpara se të ndodhte takimi i tyre i parë.
Takimi i tyre i parë ishte organizuar në një ambient privat në Itali, me praninë e një përfaqësuesi të lojtarit për të garantuar diskrecionin maksimal.
Fati zbuloi edhe një detaj që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet: sipas saj, Lamine Yamal kishte kontaktuar për herë të parë me të në vitin 2018, kur ishte vetëm 11 vjeç. “Mendoj se ka qenë fansi im që në atë kohë dhe ndoshta e kishte si një lloj ‘gjëje për t’u realizuar’”, u shpreh ajo. Megjithatë, Vázquez thekson se futbollisti nuk e ka pranuar kurrë këtë fakt, duke shtuar: “Egoja nuk ia lejon.”
Modelja tregoi se kur mbërriti në Itali, kishte një tjetër vajzë me të cilën Yamal po kalonte kohë. “Unë arrita një ditë më vonë nga sa ishte planifikuar dhe për pak orë nuk u përballa me vajzën që ishte me të para meje. Ajo më kontaktoi më pas dhe më tregoi gjithçka,” zbuloi Fati.
E pyetur për marrëdhënien e përfolur mes Lamine Yamal dhe këngëtares Nicki Nicole, modelja dha një përgjigje të shkurtër, por të drejtpërdrejtë: “Mendoj se ai është shumë i dhënë pas saj, por ajo nuk është aq e interesuar.”
Top Channel