Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin/ Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj ka lënë pas dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
Këtë pasdite në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishte i ftuar miku i tij prej 15 vitesh, avokati Alban Qafa, i cili në një rrëfim të ndjerë ku nuk munguan as lotët na zbuloi detaje të reja.
“Nuk e prisja që të ndodhte pasi mundi sëmundjen kryesore që ishte ajo e tumorit. Me vaksinën që mori në Amerikë i dhanë të paktën 10 vite jetë garanci. Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt dhe aq më tepër nga një rrëzim në shkallë. Por nuk besoj që ka qenë rrëzimi nga shkallët vetëm ky shkaku… sepse të paktën 3 ditë përpara se të ndodhte kjo ne takoheshim çdo ditë se e kishte zyrën përballë SPAK-ut, dhe ishte shumë i dobët fizikisht, duke ia vënë fajin kimioterapive që kryente dhe ishte një kimioterapi shumë e fortë. Por kishte një rënie shumë të dukshme në peshë dhe forcën fizike gjithashtu. Pra duhet të ketë qenë një rast humbje ekuilibri për shkak të sëmundjes”, u shpreh ai.
Gjithashtu miku i tij zbuloi se kush i qëndroi pranë momentet e fundit të jetës.
“Në momentet e fundit në spital, i janë gjendur pranë vëllai që i ka ardhur nga Italia, Elsa Lila me të motrën i kanë ndenjur te koka gjatë gjithë kohës. Si i vëllai dhe të dyja mbesat nuk i janë ndarë dajës asnjë sekondë”, shtoi miku i tij avokat Alban Qafa.
Top Channel