
Shqipëria arriti fitoren e parë të kualifikueseve të Botërorit, duke mundur 3-0 Andorrën në “Arenën Kombëtare”.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh se është tepër i lumtur për këtë fitore dhe se ishte përgjigja e duhur pas disfatës me Anglinë.
“Përgjigja besoj jo vetëm për tifozët, por e për ne ka qenë e rëndësishme, të rikuperoheshim nga ndeshja me Anglinë. E rëndësishme ishte që u futëm në fushë dhe krijuam golin me Manajn. Kjo ishte pika kyç.
Shumë e vështirë ishte, jo vetëm për kundërshtarin, por edhe nga udhëtimi. S’kishim shumë kohë, por djemtë sërish bënë një ndeshje shumë te mirë. Vend për përmirësim kishte, por jemi të lumtur me tre pikët.
Jam mire. Prej kohësh kam një problem në kavilje, por sot nuk donim ta rrezikonim. Kjo ishte gjëja me e mirë.
sigurisht edhe ne na pëlqen të luajmë vetëm në sulm, por prapë duhet ta kesh përqendrimin 100%. Besoj se ke kundërshtarë të ndryshëm me kualitete të ndryshme. Por me kalimin e kohës do të shihi një Shqipëri shumë të bukur”, tha Gjimshiti për DigitAlb.
Top Channel