Dy gabime të mëdha i kushtuan shtrenjtë Interit në “Santiago Bernabéu”.

Zikaltrit e nisën keq sfidën ndaj Real Madridit dhe pas vetëm 23 minutash e panë veten në disavantazh të dyfishtë.

Goli i parë erdhi pas një keqkuptimi mes Curtis Jones dhe Bisseck. Anglezi dha një pasim të shkurtër në horizontal, ndërsa Bisseck u kap në befasi. Të dy u penguan me njëri-tjetrin dhe topi përfundoi te Brahim Diaz, i cili asistoi për Mbappé. Francezi nuk fali dhe mposhti portierin Martinez.

Vetëm nëntë minuta më vonë erdhi edhe gabimi i dytë, këtë herë nga vetë portieri i Interit. Pavard i ktheu topin Martinezit, i cili tentoi në mënyrë të pakuptueshme të driblonte Valverden që po i afrohej me shpejtësi. Uruguaiani ia mori topin dhe e dërgoi në rrjetë për 2-0. Një nisje për t’u harruar për Interin, që u ndëshkua nga dy gabime të evitueshme përballë një Real Madridi që nuk fal në raste të tilla.

Top Channel