Përplasja Vlahovic-Skriniar, komunikatë e ashpër e Besiktash kundër procedimit disiplinor ndaj sulmuesit

09/09/2026 13:48

Përplasja e ashpër kokë më kokë mes dy ish futbollistëve të Serie A, Milan Skriniar dhe Dusan Vlahovic në derbin e Stambollit mes Fenerbahçe dhe Besiktas vazhdon të ketë pasoja.

Zënka mes tyre solli në hapjen e një procedimi disiplinor për sulmuesin serb të Besiktasit, por jo për qendërmbrojtësin e Fenerbahçes. Sipas Super Lig, Vlahovic ka pasur një sjellje që nuk ishte konform principeve të fair play.

Por kjo masë e marrë për Vlahovic nga drejtuesit e Ligës turke shkaktoi reagimin shumë të ashpër te Besiktas që e shprehu përmes një komunikate për shtyp. 

‘Ky procedim është treguesi konkret sesi futbolli turk po menaxhohet larg principeve të drejtësisë dhe barazisë-theksonte Besiktas në komunikatën e tij-është e papranueshme që futbollisti ynë Dusan Vlahovic të procedohet në Komisionin e Disiplinës, ndërsa futbollisti i skuadrës kundërshtare që me veprimet dhe fjalët e tij provokoi lojtarin tonë gjatë gjithë ndeshjes, jo. Federata Turke e Futbollit dhe organet e saj treguan edhe njëherë sjelljen armiqësore kundrejt klubit tonë, siç duket edhe te ky episod’.

Top Channel