Nga Interi te Mbappé, Mourinho zbulon çfarë e shqetëson dhe çfarë jo
Cristian Chivu nuk ishte i zemëruar pas humbjes së Interit ndaj Real Madridit. Trajneri rumun vlerësoi personalitetin e skuadrës dhe mënyrën se si ajo reagoi pas momenteve të vështira në “Santiago Bernabéu”.
“Unë nuk jam aspak i zemëruar, përkundrazi jam i lumtur me personalitetin e skuadrës. Ajo përballoi momente të vështira dhe për mua rëndësi ka reagimi pas gabimeve”, tha Chivu.
Trajneri i Interit u pyet edhe për gafën e portierit Martinez, që solli golin e dytë të Realit. Chivu e mbrojti publikisht: “Pse duhet ta përmendim? Pas gabimit, Pepo pati reagimin e një portieri të nivelit të lartë. Bëri pritje të rëndësishme. Ajo që ka rëndësi është të ngresh kokën dhe të rifitosh besimin.”
Chivu foli me shumë emocione edhe për José Mourinhon, me të cilin ka punuar gjatë periudhës së tij te Interi: “E dua shumë për atë që ka qenë për mua në një moment të vështirë, për atë që kemi bërë bashkë dhe për njeriun e madh që është. Më bëri shumë të lumtur ta takoja sërish”.
Në fund, Chivu vlerësoi paraqitjen e skuadrës, pavarësisht humbjes: “Marr me vete këtë skuadër dhe guximin e saj. Ishte një ndeshje e madhe që më jep shumë besim për të ardhmen.”
Top Channel