Plagosja e dyfishtë në Laprakë, zbardhen rrethanat e ngjarjes, identifikohet autori që sulmoi dy shokët

09/09/2026 15:21
foto ilustruese

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore kryer nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes me armë zjarri, të shtetasve D. T. dhe B. D. (miq me njëri-tjetrin), rreth orës 21:20 të datës 08.09.2026, në Laprakë, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Arber Krrashi, 36 vjeç, banues në Tiranë.

36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve, për motive të dobëta, dhe është larguar me automjet.

Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme.

Top Channel