Nga pasimi fatal te driblimi absurd, dy gabimet që i kushtuan Interit
Futbollistet e kombëtares spanjolle do të kenë akses më të lehtë në teknikat e riprodhimit të asistuar, përfshirë edhe ngrirjen e vezëve, pas një marrëveshjeje të re të Federatës Spanjolle të Futbollit, e vlefshme deri në vitin 2029.
Marrëveshja është firmosur me klinikën e specializuar “Tambre” dhe parashikon si informimin e lojtareve mbi mundësitë e riprodhimit të asistuar, ashtu edhe akses në trajtime të ndryshme, si ngrirja e vezëve dhe fekondimi in vitro.
“Është një marrëveshje novatore”, deklaroi presidenti i federatës, Rafael Louzán, ndërsa drejtuesi i futbollit të femrave, Reyes Bellver, tha se synimi është që lojtaret të kenë informacion dhe mbështetje gjatë periudhës së tyre më pjellore, pa cenuar karrierën sportive.
“Sportistet nuk duhet të zgjedhin mes jetës private dhe karrierës”, theksoi Patri Guijarro. Ndërsa Olga Carmona, autorja e golit që i dha Spanjës titullin botëror në vitin 2023, e cilësoi marrëveshjen një hap shumë të rëndësishëm për futbollistet.
Top Channel