Afrojnë ndeshjet e Nations League, trajneri i Kombëtares Maran, tur evropian për të vëzhguar kuqezinjtë
Thibaut Courtois ka vendosur të mbajë ‘të ngrirë’ karrierën e tij me kombëtaren belge deri në shtator të vitit 2027. Portieri 34 vjeçar i Realit të Madridit e zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me ‘Red Devils’ gjatë Botërorit të kësaj vere, por ai do të jetë sërish pjesë e skuadrës përfaqësuese belge në kualifikueset e Euro 2028 që do të nisin vitin e ardhshëm.
Kjo do të thotë së Thibaut Courtois nuk do të punojë nën urdhrat e trajnerit të ri të Belgjikës, Mark Van Bommel për ndeshjet e Nations League me Belgjikën që është në një grup me Italinë dhe Francën.
Van Bommel i kishte komunikuar më parë Courtois se nuk mund t’ia garantonte vendin e titullarit në portë. ‘Zgjodha të mos e luaj këtë fushatë të Nations League me ‘Red Devils’-tha Courtois për të përditshmen belge ‘Het Laatste Nieuës’ pas fitores së Realit të Madridit ndaj Interit në mbrëmjen e së martës në Ligën e Kampioneve-përveçse rastit kur trajnerit do t’i duhet të përballet me dëmtime, në atë rast mund të grumbullohen si masë e jashtëzakonshme’.
Mes opsioneve në dispozicion të Van Bommel për portën në mungesë të Courtois, figurojnë 24 vjeçari Senne Lammens (Manchester United) dhe 21 vjeçari Mike Penders (Chelsea).
‘Do të jem sërish i disponueshëm për kualifikueset e Evropianit’-pohoi Courtois.
Top Channel