José Mourinho e cilësoi si “të çmendur” fitoren e Real Madridit ndaj Interit, në një ndeshje që, sipas trajnerit portugez, mund të kishte përfunduar me shumë më tepër gola.

“E pëlqeva rezultatin. Tri pikë në ndeshjen e parë ndaj një skuadre shumë të fortë. Ishte një ndeshje spektakolare për ata që e ndoqën nga shtëpia apo në stadium, por jo për mua dhe Chivun. Mund të kishte përfunduar 5-0, 5-5 apo edhe 6-5. Kishte shumë raste dhe ndeshja mbeti e hapur deri në fund”, tha Mourinho.

Trajneri i Realit u ndal edhe te Kylian Mbappé, autor i një prej golave të madrilenëve. “Ai shënoi një gol shumë të rëndësishëm dhe punoi shumë. Nuk më shqetëson, sepse do të bëjë gjithnjë e më shumë. Ai do të jetë sërish golashënuesi më i mirë i Champions League”, deklaroi portugezi.

Mourinho foli edhe për raportin me trajnerin e Interit, Cristian Chivu: “U përqafuam para dhe pas ndeshjes. Të dy e dimë se çfarë ndiejmë për njëri-tjetrin. Gjatë 90 minutave, megjithatë, harron gjithçka”.

Në fund, ai shpjegoi edhe rikthimin e tij te Reali: “Kur është e lehtë, nuk është për mua. Kur është e vështirë, José ndihmon.”

Top Channel