Chivu mbron Martinez pas gafës: Pse duhet ta përmendim? Ai është portier i nivelit të lartë
Faza e ligës së Champions League 2026/27 nisi dje, me 36 skuadra që do të synojnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në “Metropolitano”.
Derisa të mësohet skuadra që do të pasojë Paris Saint-Germain si kampione e Europës, superkompjuteri i Opta ka bërë parashikimin e tij për ekipet që kanë më shumë gjasa të triumfojnë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit europian.
Surpriza është se Arsenali i Mikel Artetës kryeson listën e favoritëve. Skuadra angleze, e cila sezonin e kaluar arriti deri në finalen e Champions League ndaj PSG-së, vlerësohet me 20.9% mundësi për të fituar trofeun.
Në vendin e dytë renditet Bayern Munich, me 19.4%, ndërsa Manchester City është i treti me 12.3%.
Sa i përket dy gjigantëve spanjollë, Barcelona renditet e katërta me 8.2%, ndërsa Real Madridpozicionohet në vendin e shtatë me 4.4%.
Në listën e 10 favoritëve gjendet edhe Paris Saint-Germain, kampionia në fuqi, e cila sipas Opta-s ka 7.1% shanse për të përsëritur suksesin.
10 favoritët sipas Opta
Një mungesë e rëndësishme në këtë renditje është Atletico Madrid, pavarësisht se stadiumi i skuadrës madrilene, “Metropolitano”, do të presë finalen e Champions League në qershorin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një parashikim statistikor. Futbolli ka treguar vazhdimisht se favoritët nuk e kanë gjithmonë rrugën të garantuar drejt trofeut.
Tashmë fjalën do ta kenë skuadrat dhe lojtarët në fushën e lojës, ndërsa sezoni i ri i Champions League do të tregojë nëse parashikimet e superkompjuterit të Opta-s do të rezultojnë të sakta.
Top Channel