Real Madrid-Inter ishte një ndeshje e çmendur dhe protagonistët në fushë dhanë maksimumin e tyre. Madje edhe Dean Huijsen ishte një luftëtar në fushe dhe protagonist i disa përplasjeve verbale në fushën e lojës me futbollistët zikaltër.

Paraqitja e qendërmbrojtësit nuk mbeti pa u vënë re në rrjetet sociale; shumë tifozë të Realit të Madridit vlerësuan transformimin e futbollistit pas ardhjes së Mourinhos në pankinë. Por ka edhe ndonjë juventin që shfaq keqardhjen  që ai nuk është më bardhezi, teksa ngriti në qiell grintën dhe personalitetin e 21 vjeçarit që nuk e pati problem të merret me Barellën dhe të ndalë Lautaro Martinez në fushë edhe në mënyrë të shëmtuar.

‘Rri urtë’-i tha qëndërmbrojtësi, mesfushorit italian të Interit që proteston, përpara se të kapej me Lautaro Martinez  në një debat të ashpër verbal pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj këtij të fundit. Debati me argjentinasin që ishte i zemëruar për faullin e pësuar, ndezi rrjetet sociale; dy futbollistët nuk u kursyen me fjalë ndaj njëri-tjetrit, por në fund të ndeshjes u përqafuan dhe mbyllën çdo ‘armiqësi’.

‘Mourinho kërkon shumë nga unë, më nxit fort’-tha Huijsen pas ndeshjes përpara se të lëshonte një lloj thumbimi në drejtim të futbollistëve të Interit-Janë faulla të vegjël për të cilat kundërshtarët e ekzagjerojnë dhe na ndëshkojnë me kartonë të verdhë, ndërsa ne ngrihemi menjëherë në këmbë’.

Grinta e qendërmbrojtësit u vlerësua nga tifozët e Realit të Madridit, por edhe nga ata të Juventusit që do të donin ta shihnin me fanellën bardhezi duke qenë se është formuar në ekipet e moshave të Zonjës së Vjetër. Transferimi i nxituar te Bournemouth në 2024(për të sistemuar bilancin dhe jo vetëm) po kërkon ende që të merret hak.

Top Channel