Thomas Strakosha është titullar i padiskutueshëm te skuadra e AEK, por portieri i kombëtares shqiptare nuk ishte pjesë e skuadrës greke në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj LASK Linz e fituar me rezultatin 1-0.

Pas përfundimit të ndeshjes, në konferencën për shtyp, trajneri i kampionëve të Greqisë, Marko Nikolic foli për mungesën e Strakoshës duke zbuluar se portieri kishte pësuar një dëmtim.

‘Përsa i përket dëmtimit të Thomas nuk duket se është diçka serioze-tha Nikolic-ai nuk do të jetë në skuadër deri në pauzën e ndeshjeve të kombëtares dhe do të mungojë në sfidat me Asteras, Panserraikos dhe Volos. Në ndeshjen ndaj Aris, në një moment ai nuk i vendosi duart siç duhet dhe po përballet me një krisje të vogël. Nuk duket të jetë serioze, mund të kishte qenë diçka më e keqe’.

Duke u bazuar te deklaratat e Nikolic, rezulton që Strakosha do të kthehet në fushat e lojës pas një muaji që do të thotë se grumbullimi me kombëtaren shqiptare për ndeshjet e Nations League është në dyshim.

Top Channel