I ndëshkuar për një goditje me bërryl, Ethan Mbappe shkatërroi debutimin në Ligën e Kampioneve të Davide Ancelottit. Vëllai i sulmuesit të famshëm francez Kylian, penalizoi Lille në këtë ndeshje pasi kjo e fundit humbi në shtëpi ndaj Real Betis me rezultatin 2-3.

Futbollisti më pas iu drejtua rrjeteve sociale për të kërkuar ndjesë për sjelljen e tij

‘Dua t’iu kërkoj ndjesë shokëve të mi të skuadrës, stafit dhe tifozëve për këtë sjellje të papranueshme-shkruante në një postim të tij në rrjetin social Instagram Story i formuar në akademinë e Paris Saint Germainit-disfata është e gjitha për fajin tim dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë. I vendosa shokët e skuadrës në një situatë të vështirë në kompeticionin më të rëndësishëm. Më vjen keq’.

Ky mesazh u ripostua edhe nga ylli i Realit të Madridit që e komentoi në këtë mënyrë: ‘Mësim’.

Top Channel