Spektakël në Dortmund, Gjermania kalon Italinë në Ligën e Kombeve pas një barazimi me 6 gola

23/03/2025 22:52

Gjermania është bërë skuadra e parë që ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, pas barazimit dramatik me Italinë 3-3.

Sfida në Dortmund filloi me spektakël, pasi takimi i parë në Milano kishte përfunduar 1-2 për Panzerat.

Kimmich, Musiala dhe Kleindienst shënuan në pjesën e parë, duke hedhur hapin e sigurt drejt fitores.

Gjithsesi, Italia nuk e kishte thënë fjalën e fundit, duke shënuar dy herë me Kean në pjesën e dytë, ndërsa Raspadori ktheu në gol një penallti në fund.

Gjithsesi kjo nuk i mjaftoi “Azzurrit” për ta çuar sfidën në shtesë, me Gjermaninë që iu fal rezultatit të ndeshjes së parë.

REZULTATI:

GJERMANI 3-3 ITALI (2-1)

Kimmich (P) 30’, Musiala 36’, Kleindienst 45’ / Kean 49’, 69’, Raspadori (P) 90+5’

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta