Mbrëmjen e sotme në stadiumin e kryeqytetit do të zhvillohet ndeshja e dytë e Ligës së Kombeve për kuqezinjtë përballë Gjeorgjisë.
Dy skuadrat që kanë arritur të fitojnë ndeshjet e para do të përballen me njëra tjetrën për të fituar mes të tjerave edhe statusin e ekipit surprizë duke qenë se në letër në grupin tonë dy skuadrat më të forta janë pikërisht Ukraina dhe Cekia, të dyja të mundura në ndeshjet e së shtunës më 7 shtator.
Paraqitja e kuqezinjëve në ndeshjen ndaj Ukrainës ishte e shumë e mirë dhe fillimi me një fitore na bën të jemi entuzjast dhe na jep shpresë për një tjetër fushatë ndeshjesh grupesh të suksesshme si eliminatoret e Europianit vitin e shkuar. Gjithçka duket e përshtatshme, nga entuzjazmi në ekip, deri tel atmosfera me një stadium krejtësisht të ezauruar për këtë takim. Në futboll ku thuhet se ekipi fitues nuk ndryshon dhe 11-tshja që zbriti në fushën e lojës në Pragë përballë Ukrainës rezultoi fitues dhe në pamje të parë duket se edhe trajneri e ka të qartë këtë gjë dhe për këtë arsye pritet që 11-tshja e mbërmjes së sotme do të jetë pakashumë e njëjtë me atë të 7 shtatorit.
Kështu në portë pritet ta fillojë sërish nga minuta e parë Strakosha i rrethuar nga një repart mbrojtjeje të njëjtë kjo e kushtëzuar edhe nga mungesat me Hysajn, Ismajlin që bëri një paraqitje shumë të mirë dhe ishte në 11-tshen e javës të Ligës së Kombeve, Kumbulla bashkë me të që gjithashtu bëri një paraqitje shumë të mirë dhe Mitaj nga krahu tjetër. Edhe mesfusha me sa duket me Laci, Asllanin dhe Ramadanin duket se funksionoi shumë mirë, ashtu siç ishte provuar më parë edhe në ndeshjet e finaleve të Europianit, për të lënë përpara 3-n Bajrami, Manaj dhe Asani.
Trajneri Sylvinho në seancën e fundit stërvitore mbrëmjen e djeshme në Arenën Kombëtare, nuk ka bërë asnjë provë që të linte të kuptonte ndonjë ndryshim, madje edhe në konferencën për shtyp ai theksoi se në ndeshjen e parë u bën vetëm dy zëvendësime sepse gjërat po funksiononin mirë. Megjithatë duke qenë 90% i bindur për këtë formacion ka theksuar se do të ketë edhe një mbledhje teknike me lojtarët pas darke për ta vendosur përfundimisht.
Shqipëria dhe Gjeorgjia kryesisht konsiderohen si ekipe fushe që do të thotë se kryesisht rezultatet positive i marrin kur luajnë në shtëpi, këtë e tregojnë edhe statistikat ku nga 9 ndeshje 2 kemi fituar ne, të dyja takime të luajtura në Shqipëri dhe 4 ka fituar Gjeorgjia, 3 prej tyre në shtëpinë e tyre, ndërkohë që 3 ndeshje kanë përfunduar barazim.
Për të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë, ndeshjen mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërdrejtë në Digitalb.
Top Channel