“Po na përfshini në një debat që s’na përket”, administrata e Gjykatës së Tiranës kërkesë Ministrisë së Financës dhe KLGJ: Na ndani çështjen nga ajo e magjistratëve, duam pagat Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme zonën e Bagos në Kavajë, ndërsa janë disa vatra aktive në pika të ndryshme.
Forcat zjarrfikëse të Kavajës kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Një situatë shqetësuese u krijua nga afrimi i zjarrit pranë dy banesave, por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur frenimin e përhapjes së flakëve.
Zjarri vijon të jetë aktiv, por deri më tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat. Ndërhyrja po vijon me vështirësi për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë dhe terrenit të vështirë.
Emergjencat Civile në zonë mësohet se kanë kërkuar ndërhyrjen e një helikopteri për shuarjen e flakëve nga ajri, pasi në disa prej zonave të prekura terreni nuk lejon afrimin e mjeteve zjarrfikëse.
Ndërkohë, forcat në terren vijojnë operacionin për izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e banesave pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Top Channel