Elseid Hysaj është gati që të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij. Mbrojtësi i kapitenit të Kombëtares shqiptare, që ka mbetur pa skuadër që në 30 qershor kur i skadoi kontrata e tij me Lazion duket se do të provojë kampionatin rus.

Lajmi bëhet i ditur nga portali ‘Tuttomercatoweb’ sipas të cilit Elseid Hysaj ka marrë oferta të rëndësishme nga disa klube të Premier League ruse, të cilat po e vlerësojnë mundësinë e marrjes së futbollistit 32 vjeçar që mund të regjistrohet në çdo moment duke qenë se është një futbollist i lirë.

Elseid Hysaj ka një karrierë të gjatë në futbollin italian. Mbrojtësi shkodran pasi luajti në ekipet zinxhirë të Empolit, bëri debutimin me skuadrën e parë në 2011 ku qëndroi deri në 2015 me 109 ndeshje të zhvilluara, 1 gol dhe 3 asist.

Më pas futbollisti shqiptar u transferua te Napoli deri në vitin 2021 dhe kjo ishte eksperienca më domëthënëse e tij me 223 ndeshje, 1 gol dhe 10 asist dhe në etapa e fundit në futbollin italian ishte Lazio deri në 30 qershor të këtij viti, një eksperiencë që Hysaj e mbylli pas 131 ndeshjesh, 2 golave dhe 4 asisteve

Top Channel