Pasditen e kësaj të marte trajneri i Arsenalit do të duhej të mbante konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së raundit të parë të Ligës së Kampioneve me Napolin në ‘Maradona Stadium’.

Por ky takim i zakonshëm i trajnerit të kampionëve të Anglisë dhe Riccardo Calafiorit u anulua dhe shkak u bë vonesa e madhe e fluturimit nga Londra.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur vonesa të mëdha dhe anulime të fluturimeve  për shkak të një problemi teknik në kontrollin e trafikut ajror që u shfaq në disa aeroporte mes të cilëve edhe Heathroë dhe Gatëick. Kështu që Topçinjtë nuk mundën dot të vinin në stadium në fashën orare të parashikuars nga UEFA

Sfida mes Napolit dhe Arsenalit do të luhet në mbrëmjen e së mërkurës në orën 21:00 dhe do të transmetohet në ekranin e Top Channel.

Top Channel