Video/ Futbollistët dalin në fushë me qen të pastrehë për të sensibilizuar mbi adoptimet (fotot)

21/08/2024 17:42

Iniciativa e strehës së qenve duket se i solli fat skuadrës së kategorisë së dytë ruse FC Rotor pasi fitoi ndeshjen hapëse në fushën e saj.

Futbollistët habitën fansat e tyre  e fundjave kur dolën në fushë duke mbajtur secili në krahë një qen nga streha vendase, për të mbështetur kauzën e adoptimit të kafshëve.

Ceremonia e të premtes në stadiumin Volgograd Arena përfshiu dhjetë qen që u mbajtën nga futbollistët, në kujdesin e punonjësve të impjantit të kafshëve.

Streha vendase kishte sjellë qentë për paradën surprizuese në fushë si dhe kishte vendosur disa par stadiumit, teksa shpërndante fletushka për tifozët që kishin ardhur, shkruajnë mediat vendase.

Drejtoresha Yana Vodolazhskaya, tha se operacioni ishte i vështirë por shumë shpërblyes për aktivistët. Ajo tha se qente ‘ishin larë dhe parfumosur’ për paraqitjen e tyre, edhe pse kishte shqetësime se disa prej tyre mund të emocionoheshin nga numri madh i njerëzve në stadium dhe takimet me të huajt.

Por qentë nuk i zhgënjyen kujdestarët duke mos krijuar asnjë incident. Ata ishin të gjithë qen të braktisur në strehën që kujdeset tashmë për më shumë se 1000 qen, dhe kërkon njerëz për t’i adoptuar.

FOTO GALERI
2/3
Drejtoresha Yana Vodolazhskaya, tha se operacioni ishte i vështirë por shumë shpërblyes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA