Bleu një kishë të braktisur për 40 mijë euro dhe e ktheu në shtëpinë e ëndrrave, dizajnerja amerikane : Ka vrima sa madhësia e një njeriu
Një moment i sikletshëm mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, është bërë viral në rrjetet sociale, pasi Zonja e Parë duket se shmang një puthje nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ngjarja u regjistrua gjatë një konference për shtyp në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ku çifti presidencial u shfaq krah për krah për të nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parashikon krijimin e një task force për shëndetin e grave dhe një divizioni të posaçëm për këtë fushë në Institutet Kombëtare të Shëndetit në SHBA.
Në pamjet që po qarkullojnë në internet, Trump shihet teksa përkulet për të puthur bashkëshorten e tij, por Melania duket se kthen kokën, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me buzët e tij. Momenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa nuk është e qartë nëse reagimi i saj lidhej me ndonjë situatë të mëparshme mes tyre.
Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen gjatë ceremonisë ishte shkëmbimi i batutave mes çiftit presidencial, pasi Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv dhe i dorëzoi stilolapsin bashkëshortes së tij.
“Nuk e di nëse firma e saj do të thotë diçka”, u shpreh presidenti amerikan, ndërsa Melania iu përgjigj: “E jotja është më e rëndësishmja”.
Gjatë fjalës së tij, Trump tregoi gjithashtu se ideja për krijimin e një strukture të posaçme për shëndetin e grave erdhi pas një bisede me bashkëshorten.
“Kur e mora vesh, thashë: ‘Je i sigurt që nuk ekziston diçka e tillë tashmë? Kush dreqin nuk do të kishte një departament të shëndetit të grave?’ Melania tha: ‘Nuk ka’. Pra, bravo”, tregoi ai.
Presidenti amerikan vlerësoi më pas inteligjencën e Zonjës së Parë, duke theksuar se ajo e kupton rëndësinë e çështjeve të tilla.
Pas momentit të sikletshëm me puthjen, Trump i kapi dorën Melanias dhe e përkëdheli lehtë me pëllëmbën e tij, duke i thënë “bravo”.
Pamjet kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar gjestin e Melanias dhe ndërveprimin e çiftit presidencial përpara kamerave.
Top Channel