Ballkani luan të martën ndeshjen e kthimit në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League, në Maltë, ndaj kampionëve të Hamrun. Skuadra e Ilir Dajës, pas dy edicionesh ku ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare ka zhgënjyer në ndeshjet e luajtura këtë verë.
Në Champions, skuadra nga Suhareka u eliminua nga një ekip modest si Santa Coloma, pas goditjes së penalltive, ndërkohë që dhe në ndeshjen e e parë ndaj Hamrun ngecën në një barazim pa gola.
Kampionët e Kosovës të martën luajnë ndeshjen e dytë, që do të peshojë shumë, për vetë faktin se janë të dëmtuar për të arrë një fitore kualifikimi, e për të mos e mbyllur kaq herët aventurën e tyre në Europë. Referuar sfidës së parë, Ballkani ishte dominues, ndërsa kundërshtarët nuk patën asnjë mundësi për gol, ndaj edhe në takimin e kthimit, portokallinjtë mbeten favoritë.
Skuadra e Dajës do të ndryshojë fytyrë, e të pretendojë përsëri arritjen e grupeve. Nëse përballë Hamrun, “dardanët” i bëjnë gjërat si duhet, atëherë në turin e tretë i presin kampionët e Irlandës së Veriut, Larne, ekip që edicionin e shkuar Ballkani e eliminoi pa shumë sforco. Sfida mes Hamrun dhe Ballkani do të vijë live në ekranin e SuperSport në Digitalb.
Top Channel