Duke përdorur kamera stereo me rezolucion të lartë, orbiteri Mars Express i NASA-s kapi imazhe të rajonit Noctis Labyrinthus të Marsit, të cilat tregojnë se mund të jetë një vullkan.
CNN shkruan se shkencëtarët mund të kenë identifikuar një vullkan masiv, me formë të çuditshme, më të lartë se mali Everest në sipërfaqen e Marsit, i cili ka qenë i fshehur për dekada.
Identifikimi i mundshëm i një vullkani marsian të panjohur më parë ka bërë bujë tek shkencëtaret. Kryetari i Institutit Mars Dr. Pascal Lee, autori kryesor i një abstrakti rreth formimit, prezantoi gjetjet në Konferencën e 55-të të Shkencës Hënore dhe Planetare në The Ëoodlands, Teksas.
Hulumtimi ka nxitur emocione dhe ka tërhequr skeptikët:
Kryetari i Institutit Mars tha se ai dhe Sourabh Shubham, një student i doktoraturës për gjeologji, kanë identifikuar një vullkan brenda rajonit Noctis Labyrinthus të Marsit. CNN shkruan se vullkani në “Labirintin e Natës” mund t’u ketë shpëtuar shkencëtarëve megjithë vëzhgimin satelitor prej vitesh, sepse ai nuk ngrihet mbi peizazhin e tij përreth.
Shkencëtari vijoi më tej duke shpresuar se zbulimi mund të ndihmojë në joshjen e misioneve të ardhshme eksploruese në zonë për të kërkuar akull uji apo edhe shenja jete.
Top Channel