Në vigjilje të Krishtlindjes kori Acapella i Korçës solli një mbrëmje të veçantë festive.

Për të dytin vit radhazi kompozitori i njohur Trimor Dhomi solli një repertor të përzgjedhur me kujdes që u interpretua nga artistët e korit Aria e Korçës. Nën dirigjimin e tij zërat e artistëve përcollën emocione për artdashësit duke e përmbyllur koncertin me një urim special për fundvitin

“I gjithë materiali i ri sivjet ka qenë shumë i vështirë dhe profesionist, shumica në kor nuk lexojnë nota, kënga e fundit u bë me një përpunim siç e patë, origjinal. Kjo ishte sfida me e madhe e Korit, por më duket se ja dolën. Për të bërë një rrugë për qejf vjen, por për të ardhur për secilin prej tyre është inspiruese. Artistikisht ka qenë një nga më të vështirët”, u shpreh kompozitori Trimor Dhomi.

Kori “Acapela” bëri bashkë këngëtarë të vjetër e të rinj për të cilët kjo eksperiencë mbetet e veçantë.

 “Kënaqësi për qytetin e Korçës, për vajzat e korit që ishin të mrekullueshëm ajo që është më e bukur është se kjo po bëhet traditë. Deri sa po ngrihet kori, duhet të zhvillohet dhe shkolla. Korça ka nevojë. Ka zëra por duhet shkollimi i tyre. E kemi të domosdoshme. Nuk e di çfarë projekte kanë, por ne e kemi detyrim, ajo shkolle ka nxjerrë muzikantë të mirë por vitet e fundit ka rënë në cilësi. Kjo do ripërtëritje vlerat”, u shpreh serenatisti Tomi Kondakçi.

“Ishte hera ime e pakët që unë dal në skenë me diçka të tillë, pasi kam me tepër qejf muzikën e lehtë, jazz, blues, por ishte diçka ndryshe. E mora atë që doja dhe profesor Trimori na dha diçka që ne nuk e dinim, një eksperiencë komplet tjetër”, tha këngëtarja Flavia Zere

Për të dytin vit radhazi ky koncert ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke bërë që salla e teatrit të tejmbushjet nga qytetarë e turistë që shijojnë mbrëmjen speciale në prag të fundvitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA