Pas spektaklit “Digitalb Movie Night” të premten e kaluar, konkurrentët rikthehen këtë javë në prova me kërcime të reja.
Joana zgjodhi të vërë në lojë Irgenin, duke i thënë se do të ndërrojë partnerin. Aktori reagoi çuditshëm deri në momentin që kuptoi se e gjitha ishte shaka.
Joana: Po sikur të bënim ndonjë ndërrim partnerësh
Irgen: Kur është kjo?!
Joana: Të them unë tani, dua të marr Eni Shehun dhe ti të kalosh me Odetën. Si të duket?
Irgen: Si…
Joana: Dua të ndërroj partnerin, kaq!
Irgen: Ik mi budallaqe
Joana: E kam seriozisht, dua të ndërroj partnerin
Irgen: Do të ndërrosh partner?
Joana: Dua të ndërroj VIP-in, s’ka lidhje me pëlqim apo mospëlqim
Irgen: A do e ndërrojnë të tjerët?
Joana: Do të doje ti të ishe me Odetën?
Irgen: Me Odetën nuk do e kisha problem të isha, por jo nëse do e kisha nisur që në fillim me ty…
Këtë herë, Irgeni duhet të mësojë kërcimet sensuale, pasi me partneren e tij, do të sjellë në skenë një cha cha cha.
Ndërsa Ronaldo, hyri në palestër me një shishe uji, duke i derdhur ca pika partneres së tij, Frenkit. Sipas tij, “po këndohet që të ndryshojë e të mos ketë më zënka”.
Ronaldo: Kam vendosur të ndryshoj. Po këndoj veten, që të mos zihem më.
Frenki: Sa i çmendur je, unë po lexoja komentet për ty
Ronaldo: Çfarë thonë studimet shkencore të Harvardit?
Frenki: Çfarë nuk thonë! Kemi goxha gjëra të mira.
Ronaldo: Shiko, këshilla numër një që thonë artistët nëpër botë: Mos lexo kurrë komentet! E rëndësishme është energjia që të japin njerëzit kur ti kalon në rrugë.
Frenki: E rëndësishme është edhe që të bëjmë prova, të jemi të fokusuar dhe të dalim denjësisht në skenë.
Provat për Odetën dhe Enin u bënë tejet emocionale. Valsi që do të sjellin në skenë këtë të premte bëri Enin të përlotet për një historie dashurie.
“Të gjithë, në këtë moshë që jemi, kemi një histori dashurie që nuk ka shkuar mirë për një arsye apo për një tjetër. Por, le të jetë ky valsi ynë, interpretimi ynë, një himn për dashuritë ndoshta të pamundura, ndoshta të finalizuara, të shkuara keq për arsye nga më të ndryshmet”, tha Eni.
As Odeta, nga ana tjetër, nuk mundi të mbajë lotët.
Top Channel