“Portokalli” kthehet me Agron Llakajn, nis spektakli më i dashur i humorit për shqiptarët, ja ku mund ta ndiqni LIVE

04/10/2026 21:01

Ka nisur këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel spektakli më i madh i humorit “Portokalli”.

Sezoni i 46-të rikthen në krye të teatrit të “Portokalli” Agron Llakajn, që u ngjit në skenë si moderator, por edhe aktor, ndërsa krah tij në moderim është Kiara Tito, që vjen me një qasje tjetër përballë dashamirësve të humorit në sallë.

Për publikun që do të ndjekë “Portokalli” live çdo të premte në orën 19:00 janë rezervuar momente ekskluzive.

Ndërsa për teleshikuesit, “Portokalli” premton t’ju mbajë mbërthyer pas ekranit si asnjëherë tjetër, çdo diel në orën 21:00 në Top Channel si dhe Premier në Youtube në 21:30.

 

Top Channel