Don Xhoni së shpejti me një dasmë? Fatmira Breçani ndan lajmin “Në Shtëpinë Tonë”

05/10/2026 12:51

Këngëtarja e mirënjohur, Fatmira Breçani, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musën, ku foli pa doreza për jetën profesionale dhe atë private.

Në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur e pyeti për momentet e saj nëpër evente që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale. Këngëtarja u shpreh se në fillim është ndjerë keq, por shoqet i kishin thënë se ishte një gjë e mirë.

Duke folur për videot virale me dy këngëtarët, Don Xhoni dhe Butrint Imeri, Breçani tha se ka kënduar te dasma e vëllezërve të tyre. Sipas saj, teksa ata po kërcenin u këndoi ‘o Butrinti i pamartuar, shit shtëpinë dhe merr një grua’ dhe ‘o Don Xhoni i pamartuar, shit Rolexin’.

Kur Musa e pyeti nëse ndonjëri prej tyre ia ka dëgjuar fjalën, këngëtarja tha se Butrinti vetëm qeshi, ndërsa Don Xhoni i ka thënë ‘shumë shpejt’.

Pjesë nga intervista:

Alban: Si po ndihesh në epokën dixhitale? Njëherë u bëre virale me ‘a e gjete’ pastaj ‘çohuni kërceni mos hani makarona’, apo me Don Xhonin dhe Butrintin. Si është kjo ndjesia e viralitetit

Fatmira: Është shumë e mirë, janë sebep që je fut dhe te rinia. Unë nuk kam menduar se do bëhen virale, ka rastisur kjo. Kur kanë dalë jam ndjerë shumë keq, shoqet më thanë se është shumë mirë. Ndërsa në dasmën e vëllait të Don Xhonit, edhe te dasma e vëllait të Butrinit, dolën ata me kërcyer. Butrintit i këndova ‘o Butrinti i pamartuar, shit shtëpinë dhe merr një grua’, edhe Don Xhonit i thashë ‘o Don Xhoni i pamartuar, shit Rolexin’.

Alban: T’a dëgjoi ndonjëri fjalën?

Fatmira: Butrinti vetëm qeshte, kurse Don Xhoni tha shumë shpejt dhe ke me ardhur.

Top Channel