Meritan Shabani ndalet në momentin më të mirë. Mesfushori i avancuar, i cili ka lindur në Mynih të Gjermanisë, po performonte shumë mirë me zviceranët e Grasshoppers, skuadër ku luan prej verës së vitit të ardhshëm.

Shabani u pajis me pasaportë shqiptare në muajin gusht, teksa emri i tij lidhet prej kohësh me kombëtaren e Shqipërisë. Teksa mund të ishte një alternativë për Sylvinhon për miqësoren ndaj Bullgarisë (17 tetor).

Por për fat të keq, 24-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të majtë. Shabani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të qëndrojë gjatë larg fushave. Teksa ka mbyllur këtë sezon.

Dëmtimi dhe mungesa e tij janë një goditje e rëndë për ne”, u shpreh Bruno Berner, trajneri i Grasshoppers. Shabani ka luajtur më parë me moshat e Bayern Munchen.

Teksa ka provuar disa eksperienca në Holandë (VVV-Venlo) dhe Angli (Ëolves U21). Tek ekipi i Grasshoppers, përveç tij luaj në edhe shqiptarët e tjerë Amir Abrashi, Dion Kacuri, Elvir Zukaj dhe Florian Hoxha. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA