Një çift pensionistësh kanë prenotuar 51 kroçere radhazi, pasi pretendojnë se jeta në det është më e lirë se shtëpia e të moshuarve.

Marty dhe Jess Ansen filluan udhëtimin e tyre maratonë qershorin e kaluar kur hipën në Princesha Coral. Në një vit e gjysmë ata i kanë kaluar ditët duke kërcyer, ngrënë, duke bërë miq të rinj dhe duke parë botën.

Dyshja nga Australia, janë bërë si “të famshëm në bord”, sipas menaxherit Ren van Rooyen. Të tjerë që i bashkohen anijes për lundrime më të shkurtra kërkojnë të takojnë çiftin, historia e të cilëve ka frymëzuar njerëzit në vendin e tyre.

Marty thotë se janë mësuar aq shumë me jetën në det sa nuk dinë më të rregullojnë një shtrat apo të gatuajnë një vakt, tha ai me shaka.

Pensionistët kanë udhëtuar për dekada, por vendosën të pushojnë me kohë të plotë pas pandemisë Covid. Pasi u ndjenë sikur humbën disa vite argëtim mes bllokimit të rreptë australian, ata krijuan një plan për të kaluar ditët e tyre me pushime.

Dyshja kanë të gjitha vaktet e tyre të përfshira në çmimin e biletës dhe arrijnë të anashkalojnë punët e përditshme falë një ekipi të stafit në bord që pastron dhomën e tyre.

Ata thonë se stili i jetesës është më i lirë se sa ata të hyjnë në një shtëpi pleqsh.

Në javët në vijim çifti do të lundrojë nëpër Hawaii. Ata kanë ende tetë muaj të tjerë në bordin e Princeshës Coral para se të zbarkojnë për disa muaj në tokë të thatë. Megjithatë, pushimi është i shkurtër, me Jess dhe Marty që më pas planifikojnë të nisin një lundrim njëvjeçar në bordin e “Princeshës së Kurorës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA