Përmbledhja e Ligës së Kombeve/ Holanda dhe Portugalia nuk gabojnë në shtëpi, Greqia surprizon “Pancerat”
Portugalia ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme me rezultatin 2-1 përballë Norvegjisë, sfidë kjo e vlefshme për raundin e katërt të Ligës A, Grupi 4, në UEFA Nations League. Luzitanët arritën të kthenin rezultatin në favorin e tyre, duke treguar karakter dhe forcë reagimi pas një nisjeje të vështirë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Skandinavia. Kristoffer Ajer gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 36-të, duke befasuar mbrojtjen portugeze. Megjithatë, festa e norvegjezëve zgjati shumë pak. Vetëm dy minuta më vonë, pikërisht në minutën e 38-të, anësori João Cancelo riktheu baraspeshën, duke shënuar golin e 1-1 dhe duke ndezur sërish shpresat e skuadrës së tij.
Pjesa e dytë u luajt me ritëm dhe ishte e luftuar nga të dyja kampet, por ishin portugezët ata që u treguan më cinikë para portës kundërshtare. Në minutën e 79-të, sulmuesi Gonçalo Ramos u shfaq në vendin e duhur për të realizuar golin e avantazhit dhe njëkohësisht të fitores. Me këtë përmbysje 2-1, Portugalia siguron tre pikë me peshë për vazhdimësinë në kompeticion, duke lënë pas një Norvegji që pavarësisht iluzionit të fillimit, doli duarbosh nga kjo transfertë.
Top Channel