Në natën e katërt të Festivalit Folklorik Kombëtar u ngjitën në skenë grupet e qarqeve të Durrësit dhe të Korçës.

Motivet që u përcollën shprehnin diversitetetin kulturor të zonave të ndryshme etnografike edhe brenda qarqeve. Grupi i Krujës solli ritme të valles dyshe traditcionale, elementë të dasmës qytetare krutane por edhe rituale traditcionalë nga jeta rurale e këtyre krahinave.

Mehmet Llugani që ka marrë pjesë në shumicën e festivaleve e vlerësoi këtë event si festivalin e të rinjve dhe të shkëmbimeve dinamike mes brezave.

Edhe qarku i Korçës dalloi për muzikën qytetare, sazet , ritmet e Devollit, vallet burimore të burrave dhe grave. Spikatën instrumentat dhe këngët, kostumet dhe objektet e traditës të sjella në skenë.

Qarku i Korçës solli në festival edhe këngë të reja sipas stilit traditcional si dhe më shumë se 40 artistë popullorë të rinj.

Atmosfera në Gjirokastër ishte festive dhe plot ritme edhe pas përfundimit të prezantimeve në kala. Festa u zhvendos në sheshin “Çerçiz Topulli” me ritmet e grupit traditcional Saz’Iso dhe më vonë në mbrëmje në të njëjtën skenë u ngjit këngëtari Andi Kongo dhe grupi i tij muzikor.

Festivali do të vijojë në natën e tij të pestë me prurjet e qarkut të Fierit dhe Shkodrës si dhe muzikën alternative në mbrëmje të “Les Swings “ nga Franca për tu mbyllur me Ylli Bakën e Era Rusin që do të performojnë  deri në mesnatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA