Rrëfimi rrënqethës i Ibrahimovic për sëmundjen e djalit të tij: E pashë me tuba në trup, mu shkul zemra

07/06/2023 09:48

Disa ditë më parë futbollisti ikonë i Milanit i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike prej më shumë se 20 vitesh.

Në librin e tij “Unë Jam Zlatan”, ndër eksperiencës së tij në futboll, 41-vjeçari ka treguar për sëmundjen e djalit të tij, dhimbjen që ka përjetuar, ku as fama nuk e ndihmoi dot.

“Gjithçka ishte e re me Maxin, e vumë re se po villte shumë. Veç kësaj, nuk po shtonte peshë, por humbte. Nuk e dinim pse, a ishte normale? Ai villte vazhdimisht, ne nuk e dinim arsyen… Fola me familjen, miqtë dhe të gjithë më ngushëllonin duke thënë se nuk ishte asgjë e tmerrshme.

I gjithë trupi im ishte i shtangur. Asnjëherë nuk isha ndjerë ashtu, as afër. Deri sa nuk kisha fëmijë, isha zotëri i paprekshmi. Në atë moment isha i pafuqishëm, nuk mund të bëja asgjë. Maxi po dobësohej çdo ditë, ishte aq i vogël. Dukej sikur jeta po e braktiste.

Nuk e mbaj mend rrugën për në spital. Më kujtohen vetëm korridoret e spitalit dhe era. Vrapova dhe pyeta se ku ishte, përfundimisht më çuan në dhomën e madhe, ku ishte shtrirë Maxi në inkubator. Ishte më i vogël se kurrë… Ai kishte tuba në trup. Mu duk sikur ma kishin shkulur zemrën nga gjoksi.  Për fat të mirë, operacioni doli me sukses dhe djali u shërua shpejt.

“Maxi edhe tani e ka një shenjë. Ai ndihet i shëndetshëm si të gjithë fëmijët e moshës së tij dhe shpesh e kujtoj këtë. Sinqerisht më jep një këndvështrim më të mirë për jetën”, ka treguar Zlatan.

Ibrahimovic është i martuar me sipërmarrësen Helena Seger prej 20 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë 14 dhe 16 vjeç.

Top Channel