Nuk ka më dyshime, akord mes Real dhe Dortmund për Bellingham/ Zbulohen shifrat e transferimit

07/06/2023 16:35

Tani nuk ka më dyshime, duke nisur nga sezoni i ardhshëm Jude Bellingham do të largohet nga Dortmund dhe do të jetë pjesë e Real Madrid.

Britaniku që cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si lojtari më i ri i madrilenëve teksa klubet përkatëse kanë gjetur akordin.

Sipas the Athletic, bëhet fjalë për një operacion që shkon përtej shifrës së 100 milionë eurove duke u shndërruar në një prej transfertave më të shtrenjta në historinë e dy klubeve. Kujtojmë se në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares së Anglisë ishte në garë edhe Manchester City, por Reali ishte më këmbëngulës.

Top Channel