Basti i rrezikshëm i Mehmetit, refuzon huazimin për të qëndruar te Ipswich në Premier League, por rrezikon të mbetet jashtë
Celtic po kërkon për trajner të ri. Australiani me origjinë greke, Ange Postecoglou është emëruar trajneri i ri i Tottenhamit në Premier League. 57-vjeçari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin londinez.
Kampionët e Skocisë po studiojnë alternativa të ndryshme. Por një ndër emrat e preferuar të drejtuesve është Enzo Maresca.
Ish-mesfushori italian është pjesë e Manchester City si një nga ndihmësit e Pep Guardiolës. 43-vjeçari provoi një aventurë në Itali si trajner i Parmës, teksa ka drejtuar edhe skuadrën U23 të City.
Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe skocezët po tentojnë të bindin Marescan të pranojë ofertën për t’u bërë timonieri i Celtic.
Problemi i vetëm lidhet me Leicester City, që gjithashtu kërkon italianin si trajner. “Dhelprat” u rrëzuan nga kategoria dhe synojnë të rikthehen sa më shpejt në elitën e futbollit anglez.
Top Channel