100 mln €/ Jo vetëm Benzema, Al Ittihad bind një tjetër francez

07/06/2023 16:24

N’Golo Kante është lojtari i radhës që transferohet në Arabinë Saudite.

Mesfushori i njohur, del lojtar i lirë më 30 qershor.

Pas shtatë viteve në “Stamford Bridge” me Chelsea, 32-vjeçari ka zgjedhur të ndërrojë kontinent dhe të vazhdojë karrierën në futbollin arab.

Francezi do të jetë pjesë e Al Ittihad, kampionët në fuqi të Arabisë Saudite. Klub ku është transferuar edhe Karim Benzema.

Kante ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore të kryera në Londër. Mesfushori do të firmosë një kontratë 2+1 me Al Ittihad.

Nga akordi faraonik me drejtuesit e klubit saudite, Kante do të përfitojë 100 milionë euro në sezon!

Lojtari me origjinë nga Mali, fitoi Botërorin me Francën (2018), ndërkohë që fitoi Premier League me dy skuadra të ndryshme (Leicester City, Chelsea)./ SuperSport

Top Channel