Tottenhami zyrtarizon trajnerin e ri, presidenti Levy: Bën futboll sulmues

06/06/2023 13:11

Klubi Tottenhamit ka zyrtarizuar trajnerin e ri, që do të nisë nga puna nga muaji korrik. Bëhet fjalë për australianin Ange Postecoglou, i cili gjatë sezoneve 2021-2023 ishte në stolin e Celtic Glasgow.

Njoftimi i klubit:

“Tani që sezoni dhe të gjitha garat, jemi të lumtur të njoftojmë emërimin e Ange Postecoglou si trajnerin tonë të ri të ekipit të parë. Duke u bërë australiani i parë që menaxhon në Premier League, Ange do të na bashkohet më 1 korrik me një kontratë katërvjeçare.”

Presidenti i Spurs-ave, Daneiel Levy, u shpreh për faqen e klubit se “Ange sjell një mentalitet pozitiv dhe një stil sulmues të lojës. Ai ka një histori të rëndësishme në zhvillimin e lojtarëve dhe e njeh rëndësinë e lidhjes me Akademinë. Jemi të lumtur që Ange na bashkohet teksa përgatitemi për sezonin e ardhshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA