Historia e veçantë e Gomis/ Në verë luajti si sulmues, dje debutoi në portë për Atletico Madrid

06/06/2023 10:53

Nga portier në sulmues për t’u rikthyer përsëri në portë dhe për të debutuar mes profesionistëve.

Antonio Gomis bëri të dielën debutimin zyrtar me ekipin e parë të Atletico Madridit, duke zëvendësuar në portë, të dëmtuarin, Grbic në minutën e 85-të të ndeshjes kundër Villarrealit.

Këtë të hënë në Spanjë theksohet se Gomis kishte debutuar në verën e kaluar, ndonëse vetëm në një ndeshje miqësore, duke luajtur si sulmues.

Ishte ndeshja kundër Numancias dhe në mungesë të lojtarëve të tjerë, trajnerit Diego Simeone iu desh të drejtohej te Gomis për të zëvendësuar të dëmtuarin Mario Hermoso gjatë pjesës së dytë, në minutën e 76’.

Megjithatë tashmë ai është rikthyer në pozicionin e tij dhe në ndeshjen e fundit të La Ligas luajti në portë. /Supersport

Top Channel