U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze

31/05/2023 08:39

Tre vitet e fundit kanë rezultuar shumë problematike për futbollistin holandez, Quincy Promes.

Sulmuesi që aktualisht aktivizohet me Spartak Moscoë në Rusi, në janarin e vitit 2020 u kap në portin e Antëerp në Belgjikë së bashku me dy çanta ku në to kishte më shumë se 1.000 kg kokainë.

Promes është në mes të një procesi dhe më datë pesë qershor do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore në Holandë. Një seancë në të cilën Promes nuk do të jetë i pranishëm si pasojë e angazhimeve në futbollin rus, ndërsa do të përfaqësohet nga avokati i tij.

Kujtojmë se më herët, Promes është akuzuar edhe për tentativë vrasje ndaj kushëririt të tij gjatë një mbledhje familjare në Holandë teksa Prokuroria kërkoi dy vite burg. Mbetet për t’u parë si do të vijojë çështja e Promes ndërsa avokati preferoi të mos japë sqarime të mëtejshme duke theksuar se do të shprehet pas seancës së datës pesë qershor.

Top Channel