Kupa e Shqipërisë/ Të enjten finalja mes Tiranës dhe Egnatias

31/05/2023 17:09

Ditën e enjte do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë trofeu i dytë për nga rëndësia sa i përket futbollit shqiptarë.

Në këtë finale të Madhe do të jetë Tirana e cila e mbylli sezonin në vendin dytë dhe përballë tyre për herë të parë në historinë e klubit do të jetë Egnatia e Rrogozhinës. Një skuadër me pak emër dhe historinë e futbollin tonë, por me një ekip shumë të mirë premtues që këtë edicion e mbylli në vendin e tretë, që do të thotë pjesëmarrje në Europë.

 “Është trofe dhe do të bëjmë maksimumin për ta fituar edhe pse kemi kontingjent të paktën lojtarësh, ky kompeticion do vlerësim, është trofe dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë sidomos për klubin. Kemi vështirësi, por nuk do të futemi në fushë duke qarë ka ndodhur kjo apo ajo. Do të futemi për të bërë mirë pavarësisht kush është”, tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

 Ndërkohë për trajnerin Orges Shehi si edhe për disa lojtarë kjo do të jetë ndeshja e fundit me fanellën bardheblu nëse do të qëndrojnë në kontratat që kanë aktuale dhe që skadojnë pikërisht me mbylljen e edicionit.

“Për sa i përket çështjes time, pas ditës së sotme mbaron kontrata. Lajmet marrin dhenë, ka situata që për trajnerin mund të ndodhin në mes ose në fund të sezonit dhe është ideja që është një klub i rëndësishëm, dhe kontaktet kanë qenë edhe më përpara, por mendoj se gjithçka do të zgjidhet pas ditës së nesërme, deri ditën e nesërme fokusi është tek finalja”, tha Shehi.

Sa I përket trofeut të Kupës së Shqipërisë, Tirana e ka fituar atë 16 herë në historinë e saj, ndërkohë që për Egnatian do të ishte trofeu I parë. Por kushdo që do ta fitojë Kupën, duke qenë se janë brenda 3 vendeve të para që për Shqipërinë janë zonat e Kupave të Europës, i japin shansin vendit të katër të marrë pjesë në Europë, që është Vllaznia. Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias do të luhet në orën 19:00 në stadiumin e Elbasanit “Elbasan Arena

Top Channel