“E ka mbyllur me Realin”, Kroos lajmëron largimin e spanjollit

30/05/2023 10:39

Toni Kroos ka vendosur të luajë edhe një vit me Real Madrid, por zyrtarizimi i rinovimit nuk po vjen ende.

Mesfushori gjerman nuk e kursen batutën në lidhje me situatën e tij, teksa lajmëron edhe largimin e një kolegu.

Duhet të pyes sërish drejtuesit se kur duan të zyrtarizojnë rinovimin tim. Sepse në një moment do të më duhet të shkoj me pushime”, theksoi 33-vjeçari.

Më pas një koment për Marco Asension, një nga lojtarët që ndodhen në vitin e fundit të kontratës me “Los Blancos”. 27-vjeçarit pritet të nisë një aventurë të re larg Bernabeut.

Kam përshtypjen se Asensio dhe Real Madrid nuk do të vazhdojnë përpara së bashku”, u shpreh Toni Kroos, duke “zyrtarizuar” largimin e anësorit të djathtë ofensiv.

Asensio është pjesë e klubit historik spanjoll prej verës së vitit 2015. Gjatë kësaj periudhe kaloi një sezon i huazuar tek Espanyoli. Me Realin ka fituar plot 16 trofe.

Top Channel