Vjedhja e kabllove të sinjalit televiziv, shtyhet prezantimi i Patos te San Paolo

29/05/2023 20:11

Prezantimi i Alexandre Patos te San Paolo, që ishte planifikuar të ndodhte këtë të hënë, është shtyrë për të martën.

Në një reagim në rrjetet sociale klubi brazilian bën me dije se arsyeja pse ka çuar në këtë vendim është vjedhja e kabllove në lagjen Barra Funda.

Për shkak të kësaj ndodhie, në zonat pranë stadiumit mungon sinjali televiziv, telefoni dhe interneti, duke e penguar klubin të shërbejë siç duhet shtypin.

Top Channel