Nis punën për sezonin e ardhshëm, Newcastle pranë objektivit të Milan

29/05/2023 08:34

Newcastle po mendon për sezonin e ardhshëm dhe këtë merkato priten ndryshime të rëndësishme në skuadër.

Sipas raportimeve të medieve britanike “Magpies” duan të kenë një ekip të denjë për të konkurruar në Champions League.

Newcastle është duke ndjekur nga afër objektivin e Milanit, Randal Kolo Muani. Madje të shtunën raportohet se përfaqësues të klubit anglez ishin të pranishëm në Frankfurt për të ndjekur ndeshjen e Eintracht kundër Freiburg, për të parë sulmuesin.

Interes për 24-vjeçarin kanë shfaqur edhe Tottenham dhe Manchester United në Angli si dhe Paris Saint-Germain në Francë. /Supersport

Top Channel