Lot dhe largime/ Dortmundi ndahet me 5 lojtarë, Bellingham më i miri

29/05/2023 14:15

Borussia Dortmund është ndarë me pesë lojtarë.

Emra si Raphaël Guerrero, Felix Passlack, Mahmoud Dahoud dhe Anthony Modeste dhe Luca Unbehaun janë larguar nga verdhezinjtë.

Humbja më e madhe është ajo e Guerreros, anësorit të majtë, i cili del lojtarë i lirë. Portugezi është shumë afër firmës me Atletico Madrid e Diego Simeones.

29-vjeçari u shfaq i përlotur pas takimit me kapitenit Marco Reus, ndërkohë që nënkampionët e Gjermanisë i falënderuan lojtarët për kontributin e tyre.

Faleminderit për të gjitha vitet dhe momentet e mrekullueshme që përjetuam së bashku me ju me fanellën verdhezi”.

Ndërkohë, Jude Bellingham, i cili është pranë transferimit te Real Madrid, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga./ SuperSport

Top Channel