Vendos Giroud, Milani mposht Juven dhe siguron pjesëmarrjen në Champions

28/05/2023 22:53

Milani siguron pjesëmarrjen në Champions League një javë para përfundimit të Serisë A.

Skuadrës kuqezi i mjaftonte vetëm një pikë për arritjen e këtij objektivi por, në fakt, fitoi tri në përplasjen e drejtpërdrejtë me Juventusin.

Sfida në “Allianz Stadium” të Torinos u vendos nga një gol fantastik me kokë i sulmuesit veteran, Oliver Giroud, që e dërgoi topin aty ku nuk mund ta arrinte portieri bardhezi.

Një krosim i saktë i Calabria nga e djathta e sulmit u shfrytëzua në maksimum nga Giroud, që i vodhi kohën mbrojtësit kundërshtar, duke goditur saktë nga një distanca jo e afërt.

Milani bëhet skuadra e katërt dhe e fundit që siguron pjesëmarrjen në Champions pas Napolit, Lazios dhe Interit./ SuperSport

Top Channel