CEO i ri i Bayern, Dreesen: Nuk do të jetë e lehtë, por mezi pres të filloj nga puna

28/05/2023 16:08

Drejtori i ri ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen foli në një konferencë për shtyp për detyrën e sapo marrë te kampionët e Gjermanisë.

Dreesen u shpreh se puna nuk do të jetë e lehtë, por shtoi se mezi pretë që të nisë.

“Kam pasur plane të tjera jete. Kam pasur vite të mrekullueshme këtu dhe ka qenë një nga vendimet më të mira të jetës sime 10 vjet më parë. Dua të falënderoj të gjithë bordin mbikëqyrës për këtë mundësi. Puna sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në javët në vijim, por mezi pres që të nisë së punuari.”-tha ai./ SuperSport

Top Channel