“E vështirë ta lexosh Guardiolën”, mesfushori: Çfarë m’u desh që kalova te City

27/05/2023 08:36

Sezoni i parë me fanellën e Manchester Cityt nuk shkoi sipas parashikimeve për Kalvin Phillips.

Mesfushori që u transferua verën e kaluar nga Leeds United nuk pati fatin me vete duke qenë se problemet fizike nuk e lejuan të bëhej pjesë e formacionit të trajnerit Pep Guardiola.

Nisur nga zhgënjimi në sezonin e parë, mediat flisnin për një largim të 27-vjeçarit teksa Liverpool pati shfaqur shenja interesi. Megjithatë, për të vendosur “pikat mbi i” mendon vetë Phillips i cili thekson se objektivi i tij është të respektojë deri në fund kontratën e tij me Manchester Cityn dhe të fitojë të tjerë trofe me The Citizens.

“U transferova te City për të luajtur futboll dhe për të fituar trofe, por këtë sezon nuk kam mundur të luaj aq sa do të doja. Do të mundohem duke nisur nga parapërgatitjet për sezonin e ardhshëm që të jem në formën më të mirë fizike dhe shpresoj të bëhem po aq i rëndësishëm për skuadrën siç janë aktualisht Rodri dhe Gundogan.

Top Channel