Arrihet marrëveshja Real-Bellingham, javën tjetër pritet zyrtarizimi

27/05/2023 14:50

Jude Bellingham do të jetë pjesë e Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, anglezi do të largohet nga Borussia Dortmund për të nisur një eksperiencë të re në Spanjë me “Los Blancos”.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe madrilenët do të paguajnë plot 100 milionë euro për kartonin e mesfushorit, ndërsa javën e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi.

Bellingham ka refuzuar ofertat më tërheqëse ekonomikisht për t’u transferuar në “Bernabeu” dhe ëndrra e tij është gati të realizohet.

Top Channel