Kaos në aeroport pak para ndeshjeve/ SHBA merr vendimin drastik ndaj heroit iraken që shkroi historinë pas 40 vitesh 07/06 01:33
Zinedine Zidane vijon të qëndrojë pushim prej qershorit të vitit 2021, kur i dha fund aventurës së dytë në pankinën e Realit të Madridit.
Emri i francezit është lidhur me klube të ndryshme, por edhe me kombëtaren e Francës. Së fundmi, Zizou ka refuzuar një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite!
Zidane iu paraqit një kontratë 2-vjeçare me pagë sezonale 75 milionë euro! Por, përgjigja erdhi shpejt dhe ishte “jo” e prerë.
50-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli europian. 150 milionë euro tundojnë çdokënd, por jo Zidane, i cili po pret një klub të madh të kontinentit të vjetër.

Top Channel