Kampusi sportiv i Manchester City F.C. në Durrës/ Hapet thirrja për drejtor ekzekutiv të Fondacionit “Durrës City”

25/05/2023 14:49

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë shpalljen për drejtues të Fondacionit “Durrës City”, i cili do të ndjekë të gjitha hapat dhe procedurat për krijimin e kampusit sportiv: Shkollës së Futbollit të Manchester City FC dhe Akademinë Elitare në qytetin e Durrësit.

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur në datat 25 – 30 Maj.

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përmendura në këtë thirrje, janë të lutur të aplikojnë brenda afatit të caktuar.

Lexo edhe: Manchester City në Durrës/ Firmoset marrëveshja për akademinë e futbollit

Top Channel