Totti: Do gëzohem nëse Kupën e Italisë e fiton Fiorentina, ndërsa Championsin Interi

23/05/2023 16:28

I pranishëm në momentin kur Kupa e Italisë mbërriti në Romë, Francesco Totti foli për mediet vendase për finalen që do të luhet në “Olimpico”.

Totti u shpreh se ai do të gëzohej nëse Kupën e Italisë do ta fitonte Fiorentina, ndërsa Champions Leaguen dua që ta marrë Interi.

Favoriti, është e vështirë ta gjesh në finale, në një ndeshje të vetme ku çdo gjë mund të ndodhë. Mes të dyjave, Interi do të ecë përpara, por do të isha i lumtur nëse Fiorentina do të fitonte. Ndoshta Interi do ta kompensonte atë në Champions League.”-tha Totti.

Top Channel